image Agim Veliu thotë se duke e gjuajtur me vezë Avdullah Hotin po tentohet të ndalen progreset në Kosovë

Kosovë

Shkrim/ Agim Veliu thotë se duke e gjuajtur me vezë Avdullah Hotin po tentohet të ndalen progreset në Kosovë

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është sulmuar me vezë na persona të panjohur, afër objektit të Qeverisë së Kosovës, për këtë akt kanë reaguar edhe deputetë të tjerë të LDK-së.

Për këtë akt, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu, duke e cilësuar si të paparanueshme dhe të patoleruashme, sipas tij këtë “akt qyqar”.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend”, ka shkruar Veliu në një postim në rrjetin social Facebook.

Më tutje, Veliu shprehet se mospajtimet dhe pakënaqësitë për duhet të bëhen përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale.

Ndërsa, dyshohet se arsyeja e sulmit ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./Gazeta Sinjali/