Agim Veliu tashmë ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.
Sot, rreth një orë më parë përfundoi edhe ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të ri, të cilit iu dorëza nga ish-ministri Ekrem Mustafa.
Agim Veliu, nuk është për herë të parë ministër. Ai ka qenë edhe ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë mandatit 2004-2007.
Përveç Agim Veliut, edhe Vlora Dumoshi ka qenë ministre për Kulturë, Rini dhe Sport për dy muaj në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës./ Gazeta Sinjali/