Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu ka folur edhe për qasjen e Vjosa Osmanit ndaj vendimit të kryetarit të LDK-së për mocionin e mosbesimit.
Veliu tha se Osmani ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe propozimit, por sipas tij, nëse vendoset në parti është mirë të respektohet vendimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Sipas tij, nuk është mirë për Osmanin të dalë kundër vendimit të Mustafës.
Dje është raportuar se Vjosa Osmani ka dalë kundër mocionit të mosbesimit të LDK-së, ndërsa Lumir Abdixhiku ka abstenuar./Gazeta Sinjali/