image Agim Veliu i jep një zotim ambasadorit amerikan Philip Kosnett

Kosovë

Takimi/ Agim Veliu i jep një zotim ambasadorit amerikan Philip Kosnett

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, në takimin me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i ka premtuar se prioritetet e tij janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe siguria publike.

Ambasadori Kosnett në takim me Agim Veliun përveç se i uroi pozitën e re ai shprehu gatishmërinë e SHBA-së për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Veliu falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e deritanishme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fokus të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së sigurisë në vend dhe vazhdimin e forcimit të kapaciteteve të organeve që janë të ngarkuara me ruajtjen e rendit dhe sigurisë./ Gazeta Sinjali/