Skuadra e Feronikelit e ka prezantuar si trajner të ri të skuadrës Agim Sopin.
50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner te Kombëtarja e Maqedonisë U21.
Ndërkohë, ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, te skuadrat si: Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.
Kujtojmë që Feronikeli ditë më parë shkarkoi nga detyra trajnerin Vukicevic, për shkak të rezultateve të dobëta në 12 javët e para në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Feronikelit renditet në pozitën e gjashtë me gjithsej 19 pikë./Gazeta Sinjali/