image Agim Bahtiri: Mitrovicën e ka ndarë PDK-ja

Politikë

Agim Bahtiri: Mitrovicën e ka ndarë PDK-ja

news image

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po synon ta marrë udhëheqjen e kësaj komune edhe për një mandat të tretë, tha se qyteti i Mitrovicës është ndarë nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, Mitrovica është ndarë në tavolinë nga këta që po dëshirojnë ta marrin, duke përmendur emrin e kandidatit të PDK-së, Bedri Hamzës.

“Mitrovicën e kanë ndarë këta që po dëshirojnë me marrë siç po thoni ju Bedriu, e ka ndarë në tavolinë. Kush e ka ndarë tjetër a unë? Unë e kam gjetë të ndarë kur kam ardhë. Me planin e Ahtisarit është ndarë në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut”, tha Bahtiri në RTV Dukagjini./Gazeta Sinjali/