image Agim Bahtiri me një porosi për LDK-në: Nuk ka kohë për inate politike

Kosovë

Koalicion/ Agim Bahtiri me një porosi për LDK-në: Nuk ka kohë për inate politike

news image

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka ftuar LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka thënë se kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.

“Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimente me pozita përmes dorëheqjeve dhe emërimeve”, ka thënë ai.