image Agim Bahtiri: LVV asnjëherë më koalicion me LDK-në

Kosovë

Politikë/ Agim Bahtiri: LVV asnjëherë më koalicion me LDK-në

news image

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.

Ai ka bërë të ditur se Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij, i gjithë populli është me VV-në.

Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e reja, në të cilat sipas tij, ai prapë do të zgjidhet kryeministër.

Ai u shpreh i bindur se asnjëherë më nuk do të ketë koalicion me LDK-në.

“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë. Ata bënë vërtetë atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, le t’ju mbetet për nder atyre.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtii. Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me të. Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.

Qeveria Kurti u rrëzua dy ditë më parë, pasi mocioni i mosbesimit i hedhur në votim nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ishte pjesë e asaj qeverie, u miratua nga 82 vota për./Gazeta Sinjali/