COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Agim Bahtiri kushtëzon LDK-në: Shkojmë në zgjedhje, por MPB-në nuk e japim

news image

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverie të përbashkët.

Bahtiri thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Sipas tij, MPB-ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj

Ai ka deklaruar për “Epoka e Re” se MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin