Agim Bahtiri do të garoj për kryetar të Mitrovicës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Edhe pse është lakuar edhe emri i deputetit Armend Muja dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci si kandidat të mundshëm, garës së 17 tetorit nga VV për Mitrovicën pritet t’i hyjë Bahtiri.
“Sot nga ora 15:00 pritet të mblidhet Këshilli i Degës, i cili ka 100 anëtarë, dhe nga i cili pritet fillimisht kandidatët për asamble, e pastaj edhe kandidaturën e Bahtirit”, thonë burimet e Gazeta Sinjali.
Sipas këtij burimi, në momentin që e merr miratimin nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Degës së VV-së në Mitrovicë, është edhe kandidat zyrtar.
Merret vesh se në procedurë të njëjtë kanë kaluar edhe kandidatët për Prishtinën, Arben Vitia dhe ai për Gjilanin, Alban Hyseni.
Ndryshe, Bahtiri e ka marrë edhe mbështetjen e Kryesisë Qendrore për të garuar për kryetar të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar në mbledhjen e së enjtes edhe sekretari i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli me rastin e hapjes së mbledhjes informuese të Këshillit të Qendrës.
Bahtiri po garon për të tretën herë për kryetar të Mitrovicës. /Gazeta Sinjali/