Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Veliu, ka akuzuar dikë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës se është duke bashkëpunuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për ta ndaluar koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.
Ai në një paraqitje telefonike fillimisht ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës edhe nëse vendi shkon në zgjedhje.
“Edhe me shku në zgjedhjet të tjera Albin Kurti do të jetë kryeministër edhe pikë”, ka deklaruar ai në T7.
Më tutje Agim Bahtiri ka folur edhe për raportet e tij me Agim Veliun. Ai ka thënë se asnjë problem në raportin e tij me Veliun nuk e ka.
“Absolutisht ne jemi miq të mirë dhe kemi biseduar si partner si të qeveriset vendi. Asnjë problem nuk kemi pasur gjatë takimit 3 orësh”.
“Jam befasuar shumë kur Mustafa ka dalë për media se nuk ka ndryshuar fare nga qëndrimi. Ne nuk dëshirojmë pazare, por dëshirojmë përgjegjësi”, ka thënë ai.
Më tutje ai ka akuzuar dikë në LDK se po bashkëpunon me Hashim Thaçin që të mos bëhet koalicioni LDK-VV.
“Është i vërtetë se presidenti i ka fajet dhe është duke bashkëpunuar, por nuk do t’ia del”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/