Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, nuk sheh asnjë parti tjetër partner të mundshëm të VV-së përveç LDK-së.
Në debat televiziv, Bahtiri ka thënë se edhe nëse shkon vendi 20 herë në zgjedhje, për VV-në partneri i vetëm është LDK-ja.
“Asnjë parti [për koalicion v.j] nuk na thotë neve jo, kërkesat e tyre janë të fuqishme, por ne nuk dëshirojmë, unë kam thënë edhe më parë që edhe 20 herë të shkojmë në zgjedhje do ta kërkojmë LDK-në për partner qeverisës”, ka deklaruar ai në rtv Dukagjini.
Bahtiri ka thënë se nuk ka asnjë logjikë që të votohet Konjufca për kryeparlamentar, të shkarkohet pas disa ditës e më pas të emërohet përsëri pas një viti.
“Pse nuk ulemi dhe me i qitë të gjitha opsionet në tavolinë. Në qoftë se logjika jote ta rrok, hajde tregom ti mua, cili është organ që e voton me 75 vota kryeparlamentarin, pas disa dite e shkarkon dhe pas një viti e emëron prapë”, ka deklaruar Bahtiri./Gazeta Sinjali/