Kryetarët dy komunave të Mitrovicës kanë mbajtur një konferencë për media, për të njoftuar qytetarët lidhur me situatën që po mbretëron në këtë komunë.
Kreu i Mitrovicë së Veriut Goran Rakiq, njoftoi se në pjesën veriore të Kosovës janë 17 të infektuar dhe mbi 200 qytetarë të izoluar.
Në këtë konferencë foli komandanti i KFOR-it për rajonin e Mitrovicës i cili porositi qytetarët të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve publike.
“Dua të falënderoj të nderuarit kryetarët që janë me neve këtu. Që të dy e dinë se situata me koronavirusin është shumë serioze. Është shumë serioze në Ballkan, është shumë serioze në Evropë. Jam i sigurte se secili qytetarë në Mitrovicë do të ndjekë udhëzimeve të institucioneve publike të Kosovës dhe të dy kryetarëve. Dua të falënderoj mediat dhe të gjithë shtypin sepse kjo na ndihmon” tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, tha se qytetarët duhet të respektojnë rregullat e dhëna nga institucionet kompentente.
“Kisha pas një lutje për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh cilit nacionalitet. Po përballemi me një virus që nuk njeh kombësi. Unë ju bëj thirrje që të rrini në shtëpi të izoluar. Ju lus që edhe atë kohë që jeni të lirë të lëvizni ruani distancën mës vete. Dhe mbani higjienën në shtëpitë e juaja. Në Mitrovicën e Veriut janë të infektuar dy persona, njëri ka vdekur”, është shprehur ai./ Gazeta Sinjali/