Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit pasi një futbollist i klubit të tyre pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes ndaj Flamurtarit.
Faqja e Vllaznisë kishte shkruar në Facebook se lojtari, Alban Rexhepi kishte ndjerë shqetësime dhe pas një vizite në QKUK, është konstatuar se ai ka pasur një arrest kardiak dhe futbollistit i është vendosur një stendë, teksa gjendja e tij tashmë është stabile.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se ai e ka vizituar në QKUK futbollistin.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë dhe i ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë atë në të gjitha format.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Presidentit të FFK-së.