Ish-bashkëshortja e Bleros dhe partnerja aktuale e tij, kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, shkruan Gazeta Sinjali.
Për nder të festav të fundvitit, Teuta Krasniqi i ka bërë dhuratë bashkëshortes së ish-burrit të saj, Afrona Dika.
Ajo i ka dërguar kremin “sea moss” të bërë për kompaninë e saj me përbërës natyralë i cili funksionon si “botoks organik” për lëkurën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Afrona e cila ka postuar dhuratën në rrjete sociale duke falënderuar Teutën.
Afrona, përveç raporteve të mira me Teutën, gëzon një raport shumë të mirë edhe me vajzën, Tarën.