image Afrim Muçiqi: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

Sociale

Afrim Muçiqi: Sallat e dasmave janë më të pastra sesa 80% e QKMF-ve në Kosovë

news image

Këngëtari Afrim Muçiqi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij pas vendimeve që kanë marrë deri tash, për masat antiCOVID.

Muçiqi tha se sallat e dasmave në Kosovë janë më të pastra sesa mbi 80% e QKMF-ve në Kosovë.

Tutje, Muçiqi tha se ministri dhe kryeministri po gënjehen nga ata që i kanë përreth dhe sallat e dasmave nuk janë burim i infektimit me Covid-19.

Edhe ministrin edhe kryeministrin po i rrejnë ata që i kanë përreth. U japin këshilla që s’kanë asnjë bazë. Po dëgjoj analiza e analistë që thonë se burimi i infeksionit mund të jenë sallat e dasmave”, është shprehur Muçiqi në t7.

Salla e dasmës, është keq të themi, por e dinë edhe qytetarët e Kosovës, të gjitha QKMF-të në Kosovë, mbi 80% janë më të papastra sesa sallat e dasmave”, ka thënë Muçiqi

Pra, nuk kanë infrastrukturë, nuk kanë tualet të pastër. Sallat e dasmave janë të nivelit amerikan. Kanë standarde botërore”, shtoi Muçiqi.

/GazetaSinjali/