image Afrika e Jugut: Fëmijët lexojnë me vështirësi deri në moshën 10-vjeçare

Botë

Afrika e Jugut: Fëmijët lexojnë me vështirësi deri në moshën 10-vjeçare

news image

Tetë prej 10 fëmijëve në shkollat e Afrikës së Jugut, kanë probleme me leximin deri në moshën 10-vjeçare, ka gjetur një studim ndërkombëtar.

Afrika e Jugut është renditur e fundit, në mesin e 57 shteteve që janë vlerësuar në hulumtimin rreth përparimit në lexim.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 400.000 nxënës nga e gjithë bota.

Hulumtimi është realizuar më 2021.

Shkalla e analfabetizmit në mesin e fëmijëve të Afrikës së Jugut, është rritur nga 78 për qind, më 2016, në 81 për qind.

Autoritetet kanë thënë se pandemia e koronavirusit e ka nxitur këtë rezultat.

Ministrja e Arsimit në këtë vend, Angie Motshekga, ka thënë se përveç pandemisë, Afrika e Jugut po përballet me sfida të shumta, përfshirë varfërinë dhe pabarazinë.

Edukimi është një prej shpenzimeve më të mëdha buxhetore për qeverinë në Afrikën e Jugut.

Mungesa e materialeve të nevojshme për lexim dhe infrastruktura joadekuate në shkolla – përfshirë këtu edhe tualetet – i kanë kontribuuar krizës.

Në anën tjetër, Singapori është renditur në vendin e parë.

Studimi, po ashtu, ka treguar se, në përgjithësi, vajzat janë më përpara se djemtë në mësime, në pothuajse të gjitha vendet.

/GazetaSinjali/