image Afganët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet e sigurisë në Kosovë (DOKUMENT)

Kosovë

Afganët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga institucionet e sigurisë në Kosovë (DOKUMENT)

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ofrojë mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan, raporton Gazeta Sinjali.

Në komunikatë për media thuhet se, “Qeveria e vlerëson të nevojshëm ofrimin e mbrojtjes së përkohshme e të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visas (Vizave të Veçanta Imigruese) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/