image Afër tre milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni

Botë

Afër tre milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni

news image

Më shumë se 2.9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Sipas Rojës Kufitare Polake, më shumë njerëz hynë në Ukrainë nga Polonia 23 mijë e 800 persona, të premten sesa ata që largohen nga Polonia për të shkuar në Ukrainë që janë 17 mijë e 700 persona, shkruan Skynews.

Në përgjithësi, 825 mijë e 800 njerëz kanë hyrë në Ukrainë nga Polonia që nga fillimi i luftës.

Gjatë kulmit të krizës së refugjatëve më 6 mars, 142 mijë e 300 njerëz u larguan nga Ukraina për në Poloni.

/GazetaSinjali/