image Afër 9 mijë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Afër 9 mijë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8 mijë e 637 doza të vaksinës antiCOVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 397 mijë e 224 doza të kësaj vaksine.

Kurse me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 579 mijë e 622 qytetarë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 2 mijë e 777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 198 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160 mijë e 279.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 737. /GazetaSinjali/