image Afër 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19 - Sinjali

Afër 800 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

news image

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhuruar 1.654.843 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej tyre 776.881 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ndërkohë, ka filluar të administrohet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese për të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 18-vjeçare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit ka njoftuar vetëm për tri raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas këtij raporti, aktualisht në vend janë 311 raste aktive./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin