Në 9 ditët e para të këtij muaji janë konfirmuar 69 viktima si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ku vetëm dje u shënuan 13 raste të vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtyre nëntë ditëve janë regjistruar edhe 4 mijë e 849 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 74 mijë e 79.
Deri më sot në Kosovë 1 mijë e 668 pacientë kanë humbur betejën me këtë virus. Ndërsa janë edhe 9 mijë e 761 raste aktive.