Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 5 mijë e 751 vaksina anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 568 mijë e 983 doza të kësaj vaksine.
Ndërkaq deri më sot me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 730 mijë e 037 qytetarë.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse nga 1 mijë e 651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 370.
Numri total i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 441./GazetaSinjali/