image Afër 50 milionë njerëz në gjithë botën kanë parë intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle

Bota e Yjeve

Afër 50 milionë njerëz në gjithë botën kanë parë intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle

news image

Gati 50 milionë njerëz në të gjithë botën kanë shikuar intervistën e bujshme të Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey duke përfshirë 18 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas CBS.

Audienca globale për intervistën, e cila u transmetua të dielën, është e sigurt që do të rritet edhe më tej falë platformave dhe një përsëritje që do i bëhet të premten.

Në SHBA në bazë të CBS, intervista deri më tani ka marrë vlerësimin më të lartë që nga ceremonia e ‘Oscars’ në shkurt të vitit 2020.

Gjithashtu është licencuar në më shumë se 80 vende të tjera, përfshirë Britaninë, ku u transmetua në ITV të hënën në mbrëmje dhe u shikua nga më shumë se 13 milionë.

Vlerësimet e Nielsen të Amerikës e vendosin numrin e shikuesve të SHBA-së në 17.8 milionë, ndërsa ITV tha se u pa nga 13.3 milionë njerëz në Britani.

Intervista e shumë pritur ka hedhur në krizë monarkinë britanike pasi Meghan pretendoi racizëm pas dyerve të pallatit dhe tha se ishte shtyrë të mendonte për vetëvrasje nga streset e jetës mbretërore.

Harry gjithashtu foli sinqerisht për tensionet në marrëdhënien e tij me të atin, Princin Charles dhe të vëllanë, Princin William.

Mbretëresha Elizabeth II në anën tjetër thuhet se është ‘e shkatërruar’ pas deklaratave të çiftit.

/GazetaSinjali/