Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1 mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 602 mijë e 881 doza të kësaj vaksine.
Ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 754 mijë e 429 qytetarë.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 324 testime 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 26 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 631.
Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 380. /GazetaSinjali/