image Afër 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Afër 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar rritje e rasteve me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 169 raste të reja me koronavirus, nga gjithsej 1 mijë e 119 mostra të testuara.

Brenda kësaj periudhe janë raportuar gjithashtu edhe dy raste të vdekjes nga ky virus.

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë, gjithsej 17 mijë e 591 persona janë infektuar, nga 85 mijë e 42 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërsa 659 raste kanë përfunduar me vdekje.

Raste aktive janë edhe 1 mijë e 953.

Në anën tjetër, 147 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, në klinikat e tjera të QKUK-së dhe spitalet rajonale. /Gazeta Sinjali/