image Afër 13 mijë testime për Covid-19 në Kosovë, kjo është komuna më e prekur

Kosovë

Pandemia/ Afër 13 mijë testime për Covid-19 në Kosovë, kjo është komuna më e prekur

news image

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 12 mijë testime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së premtë janë shëruar edhe 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 782 raste, si dhe janë konfirmuar edhe 21 të tjerë.

Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 121 dhe Prishtina me 84 raste të konfirmuara.

Në Prizren sot do të testohen edhe 120 persona, kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

IKSHPK mbrëmë ka dalë me një njoftim, duke kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi virusi nuk po tallet.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/