Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 407 mijë e 966 doza të kësaj vaksine.
Kurse me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19 deri më sot janë vaksinuar 588 mijë e 481 qytetarë.
Kujtojmë se sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi dhe nga 2 mijë e 347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 671.
Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 676./GazetaSinjali/