image Afër 1 mijë e 500 gjoba nga Policia e Kosovës brenda 24-orëve

Kosovë

Trafiku/ Afër 1 mijë e 500 gjoba nga Policia e Kosovës brenda 24-orëve

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme 67 aksidente të trafikut kanë ndodhur në Kosovën, prej të cilave 22 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 45 aksidente kanë qenë me dëme materiale.

Po ashtu për shkak të shkeljeve të ndryshme, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 449 gjoba ndaj 24 orëve të fundit.

Në ndërkohë, 9 persona janë arrestuar si dhe 4 persona janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/