Janë anuluar të gjitha fluturimet e parapara për të mërkuren, 17 qershor, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.
“Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar.
Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera”, thuhet në njoftimin e Aeroportit./Gazeta Sinjali/