image Aeroplani vonohet një minutë, pasagjerët përfundojnë në karantinë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15063

Të shëruar

12570

Të vdekur

613

Aeroplani vonohet një minutë, pasagjerët përfundojnë në karantinë

news image

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo të Norvegjisë do të duhet të karantinohen për dhjetë ditë, për shkak se avioni i tyre zbriti në të njëjtën minutë që Norvegjia e kaloi Francën në zonën e kuqe.

Sipas rezultateve nga aeroporti i Oslos dhe kompania ajrore “SAS”, fluturimi SK4700 përfundoi fiks në mesnatë.

Sipas faqes së specializuar, FlightRadar24, “SAS Boeing 737” preku aeroportin e Oslos në mesnatë e një minutë.

“Kalimi në zonën e kuqe hynte në fuqi nga mesnata, kështu që në mesnatë fiks ose në mesnatë e një minutë, pasagjerët duhet të karantinohen”, shpjegoi Elisabeth Johansen, këshilltare e Ministrisë norvegjeze të Shëndetësisë.

Sipas saj, pasagjerët do të mund ta kalojnë karantinën në shtëpi dhe nuk do t’u duhet të qëndrojnë në hotele e aeroport. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin