Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se një ndër frikat më të mëdha të saj është fluturimi me aeroplan.
Mirëpo puna si artiste dhe koncertet e shumta anë e kënd globit, e detyrojnë atë që të përdorë shpesh këtë lloj transporti.
31-vjeçarja është përballur me vështirësi të shumta gjatë fluturimit në një udhëtim të fundit nga Los Angelesi për në New York, pasi shkaku i një problemi në pistën e zbritjes, aeroplani i saj nuk ka mundur të aterojë.
Këtë, Rexha e bëri të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
“Fluturimi im ishte 50 minuta larg nga ulja në JFK (John F. Kennedy International Airport). Pastaj piloti bëri një njoftim duke thënë se kishte një rrjedhje uji në kullën e kontrollit të trafikut ajror (super ngushëlluese). Tani po vendosemi për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosnin kontrollin e trafikut ajror në një vend të largët. Ka vetëm një arratisje. Një fluturim pesë orë e gjysmë po shndërrohet në shtatë orë, ndoshta më shumë se 8? Unë thjesht dua që të gjithë të ulemi në mënyrë të sigurt”, shkroi këngëtarja shqiptare.
Më pas, interpretuesja e hitit “Meant to be” bëri një përditësim të informatës, duke treguar se fluturimi i saj është zhvendosur në Uashington, shkaku i pistës.
“E përditësuar. Ata na zhvendosën drejt Uashington DC. dhe Delta nuk do të na lejojë të pushojmë!”, ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare. /Gazeta Sinjali/