Aktorja nga Kosova, Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë (Best Actress) në Festivalin e Francës “See a Paris”.
Ajo u shpërblye për rolin kryesor në filmin “Nëntor i Ftohtë” (Cold November) me regji të Ismet Sijarinës.-
Në këtë film bëhet fjalë për Fadilin një arkivist, që e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opsioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara. Si pasojë, vendimi i tij, Fadilit padashur dhe pa dëshirë, “gëlltit” turpin, duron presionin që vjen nga të gjitha anët.
Aktorët pjesëmarrës në këtë film janë: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu, Emir Haxhihafizbegovic, Adriana Matoshi./Gazeta Sinjali/