Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ka folur për ndarjen nga burri, baba i fëmijëve të saj.
Ajo tha se në periudhën sa ka qenë e martuar ka qenë e lumtur, por ndarjen e ka përjetuar rëndë.
“Kam pasur një moment kur gjithçka u thy, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht shumë rëndë. Është periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim. I kam pasur vetëm dy mundësi, me shkatërru vetën apo me ecë përpara. Kam zgjedh me ecë përpara për hir të fëmijëve të mi pasi ata janë qenia më e pafajshme në botë”, tha ajo në emisionin “Tètè A Tètè me Adelinën” në Kanal10.
“E kam vuajt një periudhë derisa kam vendos me bo veç sene të mira”, theksoi ajo. /Gazeta Sinjali/