image Adoleshenti që fitoi 2.5 milionë dollarë nga Fortnite, shpërthen në lot pasi iu ndalua përjetë të luajë

Botë

Botë/ Adoleshenti që fitoi 2.5 milionë dollarë nga Fortnite, shpërthen në lot pasi iu ndalua përjetë të luajë

news image

Adoleshenti britanik Jarvis Kay u zbulua se ishte ndaluar të luante Fortnite, pasi ishte kapur duke mashtruar.

I riu, i njohur si FaZe Jarvis, transmetoi një video të tij duke përdorur ‘aimbots’ – një taktikë që ndalohet në Fortnite.

Jarvis u ndalua menjëherë nga loja e saj nga zhvilluesi i saj, Epic Games, dhe që nga ajo kohë ka postuar një ndjesë të përlotur, duke pretenduar se ai dëshironte ta kishte ditur se sa të rënda ishin pasojat.

Dhe tani, siç shkruajnë mediat e huaja, nëna e Jarvis, Barbara Khattri, ka folur në lidhje me ndalimin e tij të Fortnite, duke pretenduar se djali i saj është i “thyer”.

Duke folur për MailOnline, ajo ka thënë: “Jarvis bëri një gabim dhe ai e pranon atë. Por komuniteti i lojërave duhet të rimendojë se si i trajton njerëzit”.

Jarvis ka grumbulluar fituar rreth 2 milionë funte nga luajtja e Fortnite në kanalin e tij në YouTube, dhe fitoi 27.500 funte in në reklama vetëm gjatë muajit të fundit./Gazeta Sinjali/