Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë që Edon Zhegrova do të jetë pjesë e kombëtares.
Kështu deklaroi Ademi në konferencën ku u prezantua trajneri i ri Franco Foda.
“Me Edon Zhegrovën kemi kontakte të vazhdueshme, dhe realisht Zhegrova do të jetë pjesë e kombëtares”, u shpreh Ademi.
I pari i FFK-së tha se shpreson që Foda do t’i kualifikojë në ndonjë garë evropiane.
“Pas shumë bisedimeve që kemi pasur me trajnerë të tjerë, ne kemi përzgjedhur të kualifikohemi me Franco Fodën. Shpresoj se do të kemi rezultate”, tha Ademi.
“Franco shpresojmë të mbetet në histori si trajneri që e kualifikon Kosovën në garat evropiane. Franc Foda ka pranuar të gjitha kushtet tona, para një javë dite ka qenë në Kosovë, ka parë organizimin, kushtet stadiumin në federatë, pas gjithë këtyre kemi vendosur kontratë njëvjeçare dyvjecare shpresojmë gjatë kësaj periudhe do të arrihet programi i tij”.