Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka parashikuar se do të ketë ndryshime në sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës sa i përket referimit.
Ademi ka paralajmëruar se më së largu nga sezoni i ardhshëm sistemi VAR pritet të vijë edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nëse jo këtë edicion, atëherë në edicionin e ardhshëm VAR do të jetë prezent në Superligën e Kosovës”, tha Ademi në “Sport Show” të Klan Kosovës.
Gabimet në referim janë pjesa ku klubet kosovare dhe trajnerët ankohen më së shpeshti në Kosovë. /Gazeta Sinjali/