image Adem Jasharin e përkujton edhe reperi afrikan që i këndoi Pavarësisë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Adem Jasharin e përkujton edhe reperi afrikan që i këndoi Pavarësisë

news image

Reperi afrikan Cliqme u bë i njohur për publikun shqiptar nga bashkëpunimi që pati me Capital T e më pas habiti të gjithë me projektin solo, në gjuhën shqipe.

‘Pavarësia’ titullohej kënga e cila erdhi si ripërpunim i asaj “Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza.

Kënga e realizuar nga reperi afrikan ka motive patriotike ashtu si edhe klipi, duke dashur të tregojë historinë e shqiptarëve dhe atyre që kanë dhënë kontribut për vendin.

Tani ai e ka kujtuar Adem Jasharin në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

“Bac u kry”, shkruan mbi imazhin që ai e ka publikuar në Instagram.