Dy vite pasi solli në jetë djalin e saj Uliks, Adelina Ismaili ka ngritur dyshime për një shtatzëni të dytë.
Në një foto të publikuar së fundmi nga miku i saj, Eraldo Rexho këngëtarja shfaqet me disa kile më shumë dhe kaq ka mjaftuar për t’u përhapur lajmet.
Në foto ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe nuk dihet ende nëse janë kile të tepërta apo Uliks do të bëhet me një motër ose një vëlla.
Në dy muajt e fundit është vënë re se Adelina i ka reduktuar daljet publike dhe postimet në rrjete sociale janë shumë të rralla çka shton edhe më shumë dyshimet.
Foton e fundit të postuar, këngëtarja e ka në mes të muajit Qershor.
Nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj fotoje, megjithatë një shtatzëni e dytë do të ishte lajm shumë i bukur.