image Adams: Javën e ardhshme situatë e jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë

Botë

SHBA/ Adams: Javën e ardhshme situatë e jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë

news image

Javë e vështirë dhe e trishtuar na pret, do të jetë një ‘Pearl Harbour’ ose si 11 shtatori. Këto janë fjalët e kreut të shërbimit shëndetësor publik të Shteteve të Bashkuara, Jerome Adams.

Adams përsëriti fjalët e presidentit Donald Trump i cili pranoi se do të ketë “shumë vdekje në javët e ardhshme”, duke folur për një “situatë të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë”.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 8,500 persona me 1,340 vdekje të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se numri i vdekjeve ka arritur në 8,503, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara nga prekja e COVID-19 në 312,249. /Gazeta Sinjali/