Para pak javësh ka filluar sezoni i ri i emisionit “Përputhen”, ndërsa tensionet kanë nisur mes konkurrentëve që tani, e në veçanti mes Adës dhe Edit.
Dyshja papritur në studio zbuloi se nuk po flasin më me njëri-tjetrin dhe se janë bërë bllok edhe në rrjetin social “Instagram”, e që atëherë nuk kanë munguar “përplasjet” dhe thumbat për njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Ada i dhuroi një biberon Edit, i cili sipas saj ta vendosi atë kur flet për të.
“Dhuratën e kam për ‘princin’. Edi urdhëro këtë biberon dhe mbaje gjithmonë në gojë para se të më drejtohesh mua”, tha Ada.
Edi u tensionua dhe ia hodhi fytyrës.