AC Milan ka arritur fitoren e radhës kundër Cagliarit, duke e mposhtur me rezultat 0-2.
Ishte Ibrahimovic, ai që shënoi dy herë për mysafirët për t’ja siguruar tre pikë në këtë ndeshje, shkruan Sinjali Sport.
Ibrahimovic golin e parë e shënoi nga penalltia.
Kështu, AC Milan mbetet në pozitën e parë në Serie A, me 43 pikë të grumbulluara.