AC Milan raportohet se kanë gati ofertën e tyre për mbrojtësin e ri francez, Mohamed Simakan, transmeton Sinjali Sportiv.
‘Calciomercato’ shkruan se Milani është i gatshëm t’i ofrojë Strasbourgit 18 milionë euro (15 milionë + 3 milionë bonuse).
Megjithatë, problem mbetet çmimi i lojtarit, pasi klubi francez ka kërkuar 20 milionë euro.
Sipas mediumit italian, bisedimet janë duke vazhduar dhe mbetet të shihet nëse do këtë edhe marrëveshje përfundimtare mes klubeve për 20 vjeçarin. /Sinjali Sportiv/.