Pas përhapjes së koronavirusit në Itali, qytetarët në Shqipëri kanë filluar t’i blejnë maskat për tu mbrojtur nga kjo sëmundje. Në të njëjtën farmaci, çmimi i një maske është i n-dryshëm. Për shkak se ka mungesë tregu dhe janë të shumta farmacitë që janë boshatisur nga maskat dhe dizinfektuesit, ato pak farmaci të cilat kanë sasi maskash abuzojnë çmendurisht me çmimet.
Maskën që Top Channel e bleu 1 mijë lekë, dikujt tjetër iu shit në çmim më të ulët parash.
“Farmacitë po përfitojnë nga frika e shqiptarëve për koronavirusin. Të shkosh sot në farmaci për të blerë maska mbrojtëse ndaj epidemisë çmimet janë dhjetëfishuar. Siç e shikoni edhe nga kuponi tatimor, vlera e kësaj maske shkoi 1mijë lekë të reja. Si dhe punonjësit shesin me dy standarde, me çmime të ndryshme”.
Edhe pse vlera reale e një maske, para përhapjes së panikut të koronavirusit nuk ishte i konsiderueshëm, por kushtonte në qindarka, nga 50 lekë deri në 100 lekë.