Loriana Kuka e ka fituar luftën e parë në repesazh të kategorisë deri në 78 kilogramë, duke e mposhtur italianen, Giorgia Stangherlin, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të repesazhit.
Kjo luftë zgjati më shumë se çdo tjetër e Kukës deri më tani, duke shkuar deri në Golden Score, ku aty italiania mori tre ndëshkime, për t’ia dhënë xhudistes pejane fitoren me ippon.
Tani në gjysmëfinale të repesazhit, Loriana, do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo.