image Abrashi: “Zajednica” është e papranueshme për Kosovën

Politikë

Abrashi: “Zajednica” është e papranueshme për Kosovën

news image

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon të “zhbëjë gabimet që janë bërë më herët”.

Ai tha se “Zajedinca” është e papranueshme.

“Zajednica është e papranueshme për Kosovën, kjo nuk është diçka e re. Krejt përpjekja e kryeministrit Kurti është që të zhbëhet dhe të eliminohen dëmet që janë bërë me pranimin që është bërë më herët”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai fajësoi qeveritë e mëhershme për ato që ai i konsideron si gabime të pafalshme. 

/GazetaSinjali/