image Abrashi: Raporti për masat e reciprocitet është duke u përgatitur

Kosovë

Politikë/ Abrashi: Raporti për masat e reciprocitet është duke u përgatitur

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se çështja e taksës tashmë është e përfunduar.

Abrashi ka thënë se është duke u përgatitur një raport për vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Departamenti i Tregtisë, AUVK, Oda Ekonomike Amerikane dhe Dogana e Kosovës janë duke përgatitur një raport për të gjitha masat që Serbia i ndërmerr ndaj Kosovës”, ka thënë Abrashi, duke shtuar se masat e reciprocitetit nuk do të vendosen nga zyra e kryeministrit.

“Ne si LVV vazhdimisht kemi theksuar se nuk besojmë në masa tarifore, sepse e dëmton konsumatorin, ne jemi për masa të reciprocitetit të cilat mbrojnë prodhuesit vendorë”, ka potencuar ai. /Gazeta Sinjali/