image Abrashi: Qeveria Hoti votohet në javën e ardhshme

Politikë

Abrashi: Qeveria Hoti votohet në javën e ardhshme

news image

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka deklaruar se partia e tij po pret materialet dhe shkresat përcjellëse dhe posa t’i marrin ato nga Gjykata Kushtetuese, do të bëjnë kërkesë për seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Qeveria Hoti.

Abrashi tha se e kanë pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, pasi edhe komentet e tyre janë bazuar në Kushtetutë dhe praktikat e vendeve tjera.

“Është një aktvendim që është përputhje me Kushtetutën që i hap rrugë formimit të qeverisë së re e cila është mëse e nevojshme”, tha ai në Tv Dukagjini.

Abrashi ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje mendon që me këtë gjuhë do të qeverisë apo do të ketë mbështetjen e LDK-së, le ta harron.

“Është koha që edhe ata të pjekën, ta kuptojnë Kushtetutën dhe të sillem mirë me partnerin e koalicionit”, tha Abrashi./Gazeta Sinjali/