Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abarashi ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa mund të jetë kandidat për kryeministër.
Duke folur për situatën politike në vend, Abrashi tha se nëse ata e marrin mandatin, atëherë kanë dy opsione për të qeverisur.
Ndërsa i njëjti nuk e mohoi se lideri i LDK-së, Isa Mustafa mund të jetë kandidat për kryeministër.
“Ne ende realisht jemi në këtë frymë, ku partia e parë që del në zgjedhje e merr mandatin me i kriju institucionet. Ne jemi pajtu me këtë kur qeverinë e mori Kurti e që zgjati 50 ditë. Ajo çka po ndodhë sot, po i njëjti standard, që të parit në Kuvend po i jepet mundësia me i formu institucionet.
Abrashi deklaroi që LDK është e gatshme që të formojë qeverinë dhe institucionet, ai tha se ende nuk kanë folur për pozitën e kryeministrit “por pse mos të bëhet edhe njëherë Mustafa”, tha ai.
“Opsioni i parë është që nese ne e marrim mandatin, të kemi qeveri gjithëpërfshirëse, ndërsa ai i dytë me AAK-në dhe NISMA-n. Nëse VV nuk e shfrytëzon këtë mundësi, nëse i jepet LDK-së, atëherë ne jemi të gatshëm t’i formojmë institucionet. Ne duhet me marr, vendi nuk e ka lluksin të jetë me një qeveri në largim që ka kompetenca të mangëta, e cila s’e ka haberin për ekonominë në këtë kohë pandemie. Ende s’kemi fol për kryeministër, por pse mos të bëhet edhe një herë Mustafa”, ka thënë ai në Info Magazine.
Abrashi tha se Mustafa i ka dyert hapur gjithandej, edhe në Uashington, e që sipas tij ai ka njohuritë thelbësore për vendin”./ Gazeta Sinjali/