image Abrashi thumbon Mustafën: Të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë

Politikë

Abrashi thumbon Mustafën: Të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë

news image

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë.

Lidhur me këtë deklartë të Mustafës ka reaguar deputeti i VV’së, Artan Abrashi.

Abrashi i është referuar Mustafës si “pensionist” për të cilin thotë se është i gatshëm “t’i shërbejë Serbisë”.

“Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”, ka shkruar Abrashi.

/GazetaSinjali/